Fjalë Kyçe

U helmuan nga uji i pijshëm/ Qytetarët në protestë: Kanë përdorur tuba nafte, uji është me ngjyrë

U helmuan nga uji i pijshëm/ Qytetarët në protestë: Kanë përdorur tuba nafte, uji është me ngjyrë

Qytetarë krutanë kanë protestuar sot për helmimin e mbi 600 banorëve nga uji i pijshëm.

Protesta u zhvillua para bashkisë së Krujës, ku qytetarët kërkuan që vënien para përgjegjësisë të personave që duhej të mirëmbanin rrjetin dhe që shkaktuan këtë helmim masiv në qytet. Protestuesit hodhën dyshime edhe mbi investimin e kryer në ujësjellës dhe kërkuan kontrolle mbi abuzimet e bëra. Ata thanë se tubacioni i përdorur për rrjetin e ujësjellësit në Krujë përbëhet nga tuba nafte të  marra në Ballsh apo në minierat e Bulqizës, duke e mbështetur këtë në ngjyrën e ujit që rrjedh në rubineta.

Javën e kaluar mbi 600 persona, mes të cilëve 150 fëmijë, përfunduan në spitalin lokal me simptoma helmimi. Rastet e para u regjistruan të dielën e kaluar, ndërsa në ditët në vazhdim numri i tyre erdhi në rritje. Prej një jave Kruja po përballet me një situatë të pazakontë. Uji në rubineta nuk është për konsum, për t’u pirë apo gatim, po thjesht për qëllime sanitare.

Banorët po përballen me ankthin e pasojave të konsumit të ujit të rubinetit në shëndet dhe atij të ambalazhuar në ekonominë e tyre familjare./tch