Një lajm i dhimbshëm ka ardhur nga Holanda. Një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit, ‘Safari Park’, Zhaku, ka ngordhur sot. Ngjarja ka ndodhur vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë. Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida.
“Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.”– ka lajmëruar qendra.
Sipas tyre, për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.
“Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve.”– thuhet në njoftim.
Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj, duke përmbyllur kështu njoftimin:
“I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qendrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”