Fjalë Kyçe

U mbajt finalja e Kupës së Diasporës në futboll

U mbajt finalja e Kupës së Diasporës në futboll

Para shumë bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të misioneve diplomatike tëKosovës, Unionit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, Federatës së klubeve të futbollit në Gjermani, në Cyrih u zhvillua finalja për Kupën e Diasporës. Fitues nga kjo finale doli  FC. Kosova nga Zvicra, e cila e mposhti FC. Kosovën nga Gjermania. Një finale, dy ekipe kundërshtare, por me një emër të njëjtë, nga dy shtete të ndryshme, por që kanë atdheun e përbashkët, KOSOVËN. Sportistët janë ambasadorët tanë që po u shtojnë vlerë edhe vendeve ku jetojnë, por edhe vendit të tyre prej nga vijnë, në këtë rast Kosovës”, tha ndër të tjera zv.ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, i pranishëm në këtë aktivitet sportiv.
Në emër të MDIS-it dhe zv.kryeministrit/ ministrit, z. Dardan Gashi, z.Bekteshi  uroi për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, konkretisht Kupën e Diasporës. Ai tha se  MDIS-i do t’i mbështetë gjithmonë organizimet e tilla, qofshin ato kulturore, sportive etj.
Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për përgatitjet finale që po i bën MDIS-i për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve.