Fjalë Kyçe

U mbyt një ditë më parë në Fan, asnjë rezultat për gjetjen e 10-vjeçarit

U mbyt një ditë më parë në Fan, asnjë rezultat për gjetjen e 10-vjeçarit

Aksioni për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan, është përmbyllur pa rezultat, për të vijuar sërish nesër. Polumbarët, policia, zjarrfikëset, familjarët dhe banorët e zonës kane nisur që në mëngjes kërkimin e fëmijës, por pa rezultat.

Vetëm disa kilometra larg vendit ku fëmija ka humbur gjurmët është gjetur topi, ndërsa në një tjetër kënd të bregut të lumit është gjetur bluza e 10-vjeçarit.

Sevastiano Laska ra në lumë teksa tentoi të merrte topin pasditen e së martës. Ndërkohë në familje ka pllakosur dhimbja për humbjen e tij./a2cnn