Fjalë Kyçe

U nda nga Andi apo jo? Melisa tregon të vërtetën

U nda nga Andi apo jo? Melisa tregon të vërtetën

Para disa ditësh, Melisa dhe Andi u përfolën se i kishin dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Kjo erdhi pasi bënë pastime në Instagram që nënkuptonin ndarjen.

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.

Përmes një videoje në Instagram, Melisa, e cila ishte pranë Andit në makinë, tha se nuk ka qenë lojë ndarja e tyre.

“Një pyetje kam për këto që thonë Melisa dhe Andi u shtirën, nuk u ndanë, vazhdojnë jetojnë bashkë. Çfarë dreqin desha me arrit unë me ndarjen? Këngë nuk nxora, intervista nuk shkuam. Aman na lini të qetë”, shprehet Melisa.