Fjalë Kyçe

U ndalua për katër orë nga policia serbe, lirohet Stojkoviq

U ndalua për katër orë nga policia serbe, lirohet Stojkoviq

Policia e Serbisë ka ndaluar sot avokatin Cedomir Stojkoviq, i cili qëndroi në Kosovë për t bërë homazhe tek varri i shtatëvjeçares Blerina Jashari, në Prekaz. I njëjti është liruar pas katër orë ndalimi.

Lidhur me këtë ka shkruar drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu.

Ky veprim i Stojkoviqit erdhi pas torturave që BIA serbe ia bëri politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq pasi i njëjti kishte bërë homazhe në Prekaz.

Stojkoviq sot kishte shkruar lidhur me kthimin e tij në Serbi, ku kishte thënë mes tjerash se Policia e Serbisë do ta ketë mundësinë që ta arrestojë.