Fjalë Kyçe

U nis për të kërkuar punë në Prishtinë, zhduket ferizajasi

U nis për të kërkuar punë në Prishtinë, zhduket ferizajasi

Familjarët e një ferizajasi kanë raportuar në polici të afërmin e tyre si të zhdukur.

Familja kanë treguar se burri ka dalur nga shtëpia për të kërkuar punë në Prishtinë, dhe më nuk është kthyer në shtëpi.

“Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë”, thuhet në raportin e policisë.

Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.