Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Personi i arrestuar dyshohet se i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.
I dyshuari është mashkull shqiptar, por me shtetësi të huaj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.