Fjalë Kyçe

U përfol se u përfshi në një sherr në Bruksel dhe sigurimi e nxorri me forcë nga lokali, reagon Don Xhoni

U përfol se u përfshi në një sherr në Bruksel dhe sigurimi e nxorri me forcë nga lokali, reagon Don Xhoni

Ditën e sotme në mediat rozë po qarkullon një lajm, në të cilin thuhet se reperi i njohur Don Xhoni ka bërë sherr në një lokal në Bruksel.

Ky po moment po bën xhiron e rrjetit, teksa vihet re që reperi i revoltuar është nxjerrë me forcë nga sigurimi. U përfol se Don Xhoni nuk është përplasur fizikisht, por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje dhe ofendime.

Ndërkohë, i kontaktuar nga abcnews, reperi mohoi zërat, duke thënë se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në Bruksel.

Pas kësaj deklarate, të gjithë janë vendosur në dilemë, nëse në video është vërtetë reperi, apo dikush tjetër që i ngjan kaq shumë.

Reperi shihet tepër i revoltuar. Ndërkohë, të gjithë të pranishmit po mundoheshin ta largonin nga salla për të ndaluar përplasjen.

Video nga momenti i sherrit që qarkullon në rrjet: