Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është vënë sërish në pranga.
Në Instagram, Morina ka publikuar disa foto ku shihet në dyqanin e saj të rrobave.
Rrjedhimisht, këngëtarja tregon se nuk është pas hekurave, por duke vijuar jetën e saj.
“Tek dyqani jam,”- shkruan Morina.
Mediat raportuan këtë pasdite se këngëtarja ishte vënë sërish në pranga. Avokati i këngëtares Fjolla Morina, Fanol Krasniqi tha se këngëtarja është shoqëruar në polici pasi ende nuk është shfuqizuar ende rrëzimi i urdhrit të Gjykatës për ekstradimin e Morinës.