Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me një vit burgim personin me inicialet V.GJ per kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë, ndërsa të pandehurit E.M dhe I.M me nga gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në rrahje.
Kjo për rastin që kishte ndodhur në qershor të 2019’ës në një lokal të Pejës, pas një mosmarrëveshje që të lartpërmendurit kishin pasur me të dëmtuarin A.B.
“I pandehuri V me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B, në atë mënyrë që pasi që ishin ulur në tarracën e lokalit i pandehuri V.GJ dhe A.B fillojnë të gjestikulojnë me njëri – tjetrin lidhur me atë se kush kënd dhe pse po e shikon e pastaj nga tavolina ngritën të pandehurit V.GJ, E.M dhe I.M dhe nisen në drejtim të tavolinës së të dëmtuarit A.B me ç’rast i pandehuri V tenton ta godas me grusht por nuk arrin, pastaj i pandehuri E.M e kap me duar për maicë të dëmtuarin duke e goditur me grusht dhe pasi i dëmtuari ngritët nga karrigia e tij, i pandehuri V e kap atë karrige dhe të njëjtën e gjuan në drejtim të dëmtuarit duke e goditur në pjesën e pasme të shpinës dhe pastaj të tre e sulmojnë të dëmtuarin ku në atë moment i pandehuri V.GJ dhe i dëmtuari A.B nxjerrin nga xhepi brisqet duke e sulmuar njëri – tjetrin me ç’rast i pandehuri V.GJ i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.B e të cilat dëmtime në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetë”.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.