Një grua që humbi punën e saj pasi u konsiderua shumë e shkurtër për të drejtuar autobusët pas më shumë se 34 vjetësh është rikthyer në punë.
Tracey Scholes, ishte shoferja e parë dhe e vetme grua në Queens Road në Greater Manchester, Angli kur ajo filloi në vitin 1987.
Por 57-vjeçarja, nga Heywood, u njoftua tre muaj më parë për të lënë punën në nëntor, sepse me sa duket nuk kishte më aftësi për të drejtuar autobusët.
Ajo tha se kjo ishte për shkak se kompania e autobusëve, Go North West Ltd, kishte bërë ndryshime në pozicionin e pasqyrave në automjetet e saj, gjë që nënkuptonte se ajo nuk mund të arrinte më pedalet për të drejtuar.
Më shumë se 25,000 njerëz nënshkruan një peticion duke bërë thirrje për Go North West për ta mbajtur atë në punë. Më pas, Tracey bëri një apel përfundimtar për t’u rikthyer në punë më 11 janar dhe kërkesa e aj u plotësua. Tani ajo është rikthyer pasi thuhet se ka pranuar një ofertë për një propozim të ri, ka thënë Go North West, përcjell abcnews.
Scott Maynard, drejtori i grupit të Burimeve Njerëzore të firmës, i tha BBC-së se kompania ishte e kënaqur që një shofere me vlerë dhe shërbim afatgjatë do të qëndronte me Go North West.
Tracey do të fillojë dhe do të lejohet të marrë një autobus me pasqyra sipas preferencës së saj. Orët e saj javore dhe paga nuk do të ndryshojnë, raportoi BBC.
“Ne kemi thënë që në fillim se donim të mbanim Tracey dhe jemi të lumtur që ajo ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të qëndrojë”, tha Maynard.