Fjalë Kyçe

U shkojnë në stan për të vjedhur kanabis, 3 hajdutët plagosin babë e bir me thikë në Vlorë

U shkojnë në stan për të vjedhur kanabis, 3 hajdutët plagosin babë e bir me thikë në Vlorë

“Në një stan atje në lug… hedhin valle tre hajdutë”, ishin vargjet e kënge popullore 9 vite më parë, që sot përkojnë realisht. Dhe rasti i sotëm nuk bën fjalë për vjedhje bagëtish, apo bulmeti, por për kanabis sativa. Pikërisht në një stan në fshatin Selenicë të Vlorës 3 hajdutë janë përleshur me babë e bir, duke i lënë ata të plagosur me thikë.

Policia njofton se 3 persona të paidentifikuar që dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, janë diktuar nga babai dhe djali, përkatësisht Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës nga Policia janë konstatuar të kultivuara 180 bimë narkotike, që dyshohet se dyshohet se u përkisnin dy të lënduarve. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.

Gjatë kontrollit të banesës atyre ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri automatik dhe pushkë, ndërsa vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./A2cnn