Ish-kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski ka reaguar në lidhje me shpalljen non-grata naga SHBA.
Me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ai është shprehur se ndjen keqardhje për këtë gjë dhe arsyet përse është vendosur në këtë listë janë të pa vërteta.
Ai është shprehur se anjëherë nuk ka punuar në interes personal apo material dhe se do të vazhdojë të luftojë në mënyrë që të dëshmojë të vërtetën.
“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot që mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuara për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkruan ai./tch