Fjalë Kyçe

U shpërndan Licencat “C” për trajnerë

U shpërndan Licencat “C” për trajnerë

Për 24 trajnerë të futbollit, sot, janë dorëzuar licencat për kategorinë “C”, të cilët më parë kishin ndjekur trajnimin, shkruan GazetaAlo.

Në një ceremoni rasti trajnerët i ka përshëndetur drejtori teknik Michael Nees, i cili u tha trajnerëve se ne besojmë se këto licenca do t’u hyjnë në punë dhe do t’i përdorni me sukses në mjediset e juaja.

Të pranishëm ishin edhe Predrag Joviç nënkryetar i FFK-së, z. Arianit Ahmeti zv.sekretar dhe Sanije Krasniqi , menaxhere e Grassroots. Me këtë rast zv. sekretari Arianit Ahmeti foli për përkushtimin e FFK-së për avancimin e kuadrove të futbollit dhe theksoi rëndësinë që ka licencimi i trajnerëve të rinj./Gazeta Alo