Fjalë Kyçe

U tërhoq shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

U tërhoq shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, shkruan Gazeta Alo.1

Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndetën Vjollca Krasniqi, kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së dhe Valbona Gashi-Uka, shefe e futbollit të femrave.

Me këtë rast u bë e ditur edhe data e fillimit të stinorit pranveror për Ligën U16, e cila do të nisë më 6 prill.

Ndërkohë, në bazë të shortit në gjysmëfinale do të takohen Mitrovica – Feronikeli dhe Kosova (P) – Liria. Ndeshjet e para zhvillohen më 17 prill, derisa ato të kthimit më 24 prill. /Gazeta Alo