Fjalë Kyçe

U vra me 14 plumba brenda në makinë: Ky është 33-vjeçari i ekzekutuar në Rrogozhinë

U vra me 14 plumba brenda në makinë: Ky është 33-vjeçari i ekzekutuar në Rrogozhinë

Top Channel ka siguruar foton e viktimës, Klevis Kapllani i cili është ekzekutuar me armë zjarri gjatë orëve të vona të natës në një fshat në Rrogozhinë.

33-vjeçari ka qenë dënuar në Itali për drogë, ndërsa prej dy vitesh ishte kthyer në Shqipëri dhe nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Ndërkohë mësohet se ai është vrarë në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar ndërsa në drejtim të 33-vjeçarit janë qëlluar të paktën 14 plumba.

Ndërkohë policia po vijon punën për të gjetur autorin ose autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Rrogozhinën.