Lufta e Tretë Botërore do të shpërthejë para vitit 2118 në mes të SHBA-ve dhe Koresë Veriore, sipas një tregimi të mistershëm të një udhëtari në kohë
Njeriu me maskë, i cili kishte paraqitur veten si Alexander Smith, kishte thënë se ai kishte parë disa dokumente të klasifikuara të CIA më 1980. Udhëtari në kohë, i supozuar , ishte bërë i njohur me teoritë e tij të konspiracionit nëpërmes kanalit të tij në YouTube, ApexTV, ku ai “kishte shpalosur detaje të reja” të asaj se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Duke folur me një maskë të tejdukshme, Smith ishte dërguar në vitin 2118 nga CIA duke udhëtuar në vitin 1981.
“Bota siç e njohim ne do të ndryshoi shumë dhe besoj se është e dobishme që njeriu të dijë jo vetëm për këtë ndryshim por po ashtu edhe për teknologjitë sekrete që nuk dalin në publik”, kishte thënë ai.
“Pas videos sime origjinale dhe pas intervistës së dytë që kam bërë, në të cilën tregova një fotografi të bërë në vitin 2118, kam vendosur të shkëmbejë çdo detal të kësaj përvoje time”.
“Besoj se njerëzit duhet ta dinë. Besoj që ju, kushdo që e shikon këtë, besoj se duhet ta dinë të vërtetën për shkak se ndjej që kështu do të përfitonte raca njerëzore për atë çfarë është duke ndodhur prapa dyerve”.
Sipas udhëtarit të vet-deklaruar të kohës bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore pas afër 100 viteve nga tani.
Smith kishte thënë se e ardhmja e shumicës së njerëzimit do të kufizohet në qytete me shumë ndërtesa dhe teknologji të çuditshme, robotë artificial, jashtëtokësorë dhe makina fluturuese.
Kjo për shkak, sipas tij, bota ishte goditur nga një “konflikt interesi” në mes të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut që do të ndodh në të ardhmen e afërt.
“Konflikti filloi nga një gjë e vogël, megjithatë, shpejt përhapet dhe Rusia shumë shpejt vihet në krah të Koresë së Veriut.
“Tensionet fillojnë të eskalojnë dhe fillojnë goditjet me raketa”.
“Nuk mund të tregoj çfarë ishin këto raketa, megjithatë, mund të them që efektet e tyre nuk mund të konsiderohen të mira”.
“Megjithatë, si rezultat i këtij konflikti, bota bëhet një”.
“Kufijtë fillojnë të bëhen të pakuptueshëm dhe njerëzit kanë më shumë dashuri për jetën – një prej të cilëve është që mos të bëjnë luftë me fqinjët e tyre”.
“Si rezultat i kësaj, konflikti, i cili nga disa mund të përshkruhet si një Luftë e Tretë Botërore, e bën botën një vend më të mirë”.
Smith mandej ka përshkruar botën si një vend jashtëzakonisht të “lidhur” në të ardhmen me robot të mahnitshëm dhe teknologji që integrohet në jetën e përditshme.
Ai madje ka treguar edhe për udhëtime në kohë komerciale që do të jenë të hapura për publikun, qysh në fillim të vitit 2028.
Në të njëjtin vit, Qeveria e SHBA do të tregojë po ashtu që ka edhe qenie të tjera jashtëtokësore inteligjente.
Përkundër këtyre pretendimeve shumë të pazakonshme të udhëtimeve në kohë, ka shumë pak prova që bindin se ato që ai thotë janë të vërteta.
Sipas fizicientit, Gary Horowitz në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, koncepti i udhëtimeve në kohë nuk është përtej realitetit të mundshëm dhe nuk hidhet poshtë nga Ligjet e Natyrës.
Por, nuk ka asnjë provë konkrete që njerëzit kanë aftësinë që të lëvizin përpara dhe pas në kohë, në mënyrën si e përshkruan Smith.
“Udhëtimi në kohë në të kaluarën, që është ajo që njerëzit zakonisht i referohen si udhëtim në kohë, është një presupozim dhe informatë shumë e pasaktë”, ka thënë William Hiscock, profesor i fizikës në Universitetin e Montanas për Scientific American.
“Ekzistojnë shumë zgjidhje nga ekuacioni i teorisë gjenerale të relativitetit nga Einstein që lejon një person të ndjek një hapësirë kohore e cila rezulton në atë që ai ta takojë veten – apo gjyshen e tij – në një kohë tjetër”.
“Problemi është nëse kjo vendosje përfaqëson një situatë të caktuar që mund të ndodh në universin real, apo kemi të bëjmë me çudira matematikore që nuk janë të pajtueshme me fizikën”.