Fjalë Kyçe

Udhëtimi drejt Bullgarisë është falas, ka ende vende të lira për tifozët të cilët dëshirojnë ta ndjekin Kosovën

Udhëtimi drejt Bullgarisë është falas, ka ende vende të lira për tifozët të cilët dëshirojnë ta ndjekin Kosovën

Grupimi i tifozëve të udhëhequr nga Adnan Sylqevci është gati për të pushtuar Bullgarinë.

Kanë mbetur edhe disa vende të lira në autobusin i cili do të udhëtojë të dielën e ardhshme drejt Sofjes në përkrahje të Kosovës.

“Janë lajmëruar vetëm 26 persona të cilët posedojnë viza për Bullgari për tu bashkangjitur udhëtimit me ne drejt Sofjes. Ka ende vende të lira dhe jemi në pritje të tifozëve të tjerë të interesuar për ta ndjekur ndeshjen”, deklaroi Sylqevci.

Nisja e tifozëve bëhet më datën 9 qershor nga ora nëntë e mëngjesit në relacionin Gjilan-Prishtinë-Ferizaj, ndërkohë që udhëtimi është falas.

Deri disa ditë para ndeshjes Sylqevci është optimist se numri do të rritet, por apelon gjithë të interesuarit të paraqiten sa më herët shkaku i biletave.

Kosova të hënën më 10 qershor zhvillon ndeshjen e katërt të grupit kundër Bullgarisë në Sofje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.