Fjalë Kyçe

UEFA “dridh” Cityn: Përjashtohet nga Champions-i nëse…

UEFA “dridh” Cityn: Përjashtohet nga Champions-i nëse…

Një “tërmet” paraqitet në horizont për Manchester Cityn.

Në një prononcim për gazetën belge “Sport and Strategy”, është kreu i Komitetit të Kontrollit Financiar në UEFA, Ives Leterme, i cili konfirmon se nëse akuzat ndaj Manchester Cityt për financime të parregullta konfirmohen, edhe sanksionet do të jenë të ashpra për “qytetarët”.

“Nëse ajo që është shkruar është e vërtetë, mund të ketë një problem serioz, që mund të çojë edhe në një ndëshkim të rëndë, si për shembull, përjashtim nga kompeticionet e UEFA-s. Nëse vërtetohet që informacioni është i saktë, atëherë kjo bie ndesh me atë që ka deklaruar vetë klubi anglez. Klubet depozitojnë pasqyrat financiare, dhe më pas jemi ne që kryejmë kontrollo rastësore në lidhje me saktësinë e këtyre deklaratave”, shpjegoi kreu i Komitetit të Kontrollit Financiar në UEFA.

Sipas publikimeve të kohëve të fundit, pretendohet se grupi “Abu Dhabi United”, kompania që ka në pronësi Cityn, ka paguar direkt rreth 60 milionë paund nga sponsorizimet vjetor të Etihad, teksa vetëm 8 milionë paund vinin nga kompania ajrore, gjë që bie ndesh me rregullat e Fair Play Financiar.