Fjalë Kyçe

UEFA ka ndëshkuar FFK-në me gjobë për një ndeshje të Kosovës U19

UEFA ka ndëshkuar FFK-në me gjobë për një ndeshje të Kosovës U19

Ky ilaç shtëpiak vret të gjithë parazitët në organizëm për 24 orë
UEFA ka ndëshkuar FFK-në me një gjobë prej 900 euro, vendim që është publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, si pjesë e vendimeve të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës më 14 dhe 22 janar.

Gjoba i është vendosur FFK-së për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së ekipit U19 të Kosovës kundër Greqisë U19, e cila u zhvillua më 3 dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të fazës së kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19 të këtij viti.

Ndeshja përfundoi me humbjen e Kosovës me rezultatin 2-0.

Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ku ekipi kombëtar U19.

Kosova e mbylli kualifikimet pa shënuar asnjë gol dhe me nëntë gola të pësuar, duke përfunduar në vendin e fundit të grupit pa asnjë pikë. Si pasojë, Kosova do të luajë në raundin e dytë të Ligës B.

Në grupin e tyre, Gjermania u shfaq si fituese me nëntë pikë, ndërsa Danimarka arriti të sigurojë vendin e dytë me gjashtë pikë. Greqia, falë fitores ndaj Kosovës, arriti të mbledhë tre pikë dhe e mbylli garën në vendin e tretë.