Fjalë Kyçe

UEFA kërcënon Slovan Bratislavën para ndeshjes me Feronikelin

UEFA kërcënon Slovan Bratislavën para ndeshjes me Feronikelin

Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavës dhe kamponit të Kosovës, Feronikeli, do të zhvillohet sot në Sllovaki në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës.

Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të madh derisa ka ngjallur tensione ende pa filluar, sidomos pas vendimit racistë të futbollistëve serbë të Slovanit.

Sllovakia nuk e njeh shtetin e Kosovës, derisa Slovan njihet si një skuadër shumë e dashur për serbët, gjë e cila ka ndikuar që dy futbollistët e saj Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic si dhe trajneri Vladimir Radenkovic të refuzojnë të luajnë në këtë sfidë.

Image result for slovan bratislava 2019

Megjithatë mediet në Sllovaki kanë shkruar sot se UEFA tashmë i ka bërë të qartë skuadrës nikoqire që nuk do të lejojë që kjo ndeshje të politizohet dhe çdo ekses politik mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë.

“Skuadra Slovan ka kërkuar nga tifozët të jenë të përmbajtur dhe mos të përdorin gjuhë raciste ndryshe UEFA do të jetë e pakompromis dhe mund t’i penalizojë shumë keq”, ka shkruar portali sllovak, “hnonline.sk”.

Ndeshja Slovan – Feronikeli luhet sot nga ora 18:00.