Fjalë Kyçe

UEFA konfirmon se në Romë do të luhet me tifozë

UEFA konfirmon se në Romë do të luhet me tifozë

UEFA ka konfirmuar se stadiumi i Romës “Olimpico” do të jetë njëra nga arenat ku do të zhvillohen disa ndeshje të Kampionatit Evropian që do të mbahet këtë verë.

Konfirmimi i shtëpisë së futbollit evropian, ka ardhur pas garancisë që ka marr nga shoqata e futbollit italian dhe Qeveria e Italisë.

UEFA ka shkrua se autoritet italiane kanë garantuar se ndeshjet mund të luhen me praninë e shikuesve.

Sipas UEFA, 25 për qind e kapacitetit të stadiumit do të mund të mbushet me tifozë. Kurse tifozët me bileta për ndeshjet në Romë duhet të vënë në dukje se nuk do të ketë përjashtime për çdo kufizim udhëtimi që do të ekzistojë në atë kohë, për njerëzit që vijnë nga jashtë Italisë.

Italia do ta zhvilloi ndeshjen e parë të Evropianit kundër Turqisë në “Olimpico” më 11 qershor.