Fjalë Kyçe

UEFA shpërndan 30 mijë bileta falas

UEFA shpërndan 30 mijë bileta falas

UEFA do të mbulojë kosotot e më shumë se 30,000 biletave të tifozëve për finalet e garave të klubeve për meshkuj dhe femra këtë vit.

Organi qeverisës i futbollit evropian ka bërë të ditur se 10,000 bileta falas do të jenë në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve, 8,000 për finale e Ligës së Evropës dhe 6.000 për finale e Ligës së Konferencës së Evropës dhe finalen e Ligës së Kampionëve për Femra.

E gjithë kjo vjen si mirënjohje nga UEFA për mbështetjen që tifozët kanë dhënë gjatë krizës së madhe të pandemisë.

UEFA ka përcaktuar që biletat nuk do t’u jepen sponsorëve, partnerëve apo zyrtarëve të klubit, përcjell express.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha: “Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës dhe ne menduam se do të ishte një mënyrë e mirë për të njohur vështirësitë që ata kanë përjetuar gjatë dy viteve të fundit dhe se si ata megjithatë arritën të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë pasionin e tyre, edhe kur janë larg stadiumeve.

“Tifozët janë duke luajtur një rol integral në zhvillimin e futbollit dhe ne duhet të sigurojmë që mbështetësit besnikë të udhëtimit të mund të marrin pjesë në momente historike për ekipet e tyre të dashura me çmime të përballueshme.”