Fjalë Kyçe

UEFA tregon se sa bileta i takojnë Kosovës ndaj Maqedonisë

UEFA tregon se sa bileta i takojnë Kosovës ndaj Maqedonisë

Muaji mars i vitit 2020 do të jetë shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës, kur ‘Dardanët’ e kanë mundësinë e fundit të kualifikohen në Kampionatin Europian.

Kosova do të kërkojë Kampionatin Europian ‘EURO 2020’ përmes ‘play-offi’ të Ligës së Kombeve. Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars.

Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë nga UEFA, të cilët kanë kthyer një përgjigje për ‘Indeksonline’.

“Ne presim që stadiumet të konfirmohen pas 20 dhjetorit”. Sa i përket biletave që u takojnë tifozëve kosovarë, UEFA ka sugjeruar që të referohemi në rregullorën e Ligës së Kombeve, përkatësisht pikës 41.02 e cila thotë: “Federatat që organizojnë ndeshjen duhet të ndajnë minimumi 5% të biletave për tifozët e ekipit mysafir në një tribunë të sigurtë. Poashtu edhe 200 bileta të kategorisë së parë për përsona të rëndësishëm”.

Pra, sipas kësaj rregulloreje, nëse vendoset për stadiumin ‘Filipi II’ në Shkup, rreth 2,000 bileta do të ndahen për tifozët e Kosovës.

Kujtojmë që nëse Kosova shënon fitore ndaj Maqedonisë Veriore, në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Gjeorgji – Bjellorusi. Fituesi i finales siguron pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.