UEFA zyrtarisht ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për ndodhitë që ndodhen dje në ndeshjen PSG – Basaksehir.
Pas kaosit që u shkaktua dje në “Parkun e Princave”, ndeshja u pezullua shkaku i ofendimit racist që thuhet se u bë nga arbitri i katër kundër Pierre Webo, përcjellë lajmi.net.
Ndeshja që u ndal në minutën e 13′ me vullnetin e dy ekipeve, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve do zhvillohet sonte (e mërkurë).
Ndërkohë, UEFA ka njoftuar se zyrtarisht ka hapur hetim për incidentin, derisa Webo që u përjashtua mbrëmë do jetë në stol në ndeshjen e sotme.
ℹ | #PSGIBFK
Our Assistant Coach, Pierre Webo's red card has been frozen and he will take his place at the bench tonight. pic.twitter.com/blWEsQ6IUz
— Istanbul Basaksehir ENG (@ibfk2014En) December 9, 2020