Fjalë Kyçe

Ujësjellësi: Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e disa lagje të Prishtinës deri nesër pa ujë

Ujësjellësi: Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e disa lagje të Prishtinës deri nesër pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të turbullimit të ujit në Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq, lagjet “Kalabria” e “Mati 1” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijes.

Ujësjellësit njofton se ndërprerja e furnizimit është si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.Po ashtu, Ujësjellësi njofton se ekipet janë në terren dhe po përpiqen të realizojnë alternativa për furnizim dhe se kjo stabilizimi i gjendjes pritet nesër në mëngjes.