Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prizren, “Hidroregjioni Jugor”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se që nga muaji mars i këtij viti do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Kjo kompani thotë se konsumatorët të cilët kanë më shumë se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të tyre do të përballen me shkyçje individuale.
“Përveç aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjtë, K.R.U. “Hidroregjioni Jugor“ SH.A.
Prizren do të merret edhe me procedimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat. Po ashtu të gjithë konsumatorët të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procedohet procedura përmbarimore”, thuhet në njoftim.