Fjalë Kyçe

Ujësjellësi ‘Prishtina’ kërkon kursim dhe pagesë për ujin e pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’ kërkon kursim dhe pagesë për ujin e pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë dhe të paguajnë ujin e pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se niveli me ujë të pijshëm në liqenin e Batllavës sot është 627.64 metra mbi nivelin e detit ose 8.36 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 metra mbi nivelin e detit ose 10.05 metra nën nivelin maksimal.

Duke e parë këtë gjendje, KRU “Prishtina”, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë shpenzim racional të ujit të pijshëm dhe t’i përfundojnë me kohë të gjitha pagesat, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Të nderuar konsumatorë të KRU ” Prishtina ”sh.a.,

Duke kërkuar nga ju që ujin e pijshëm të shpenzoni në mënyrë racionale, ju njoftojmë me gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal.

Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale.

Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë!

Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton!

Integrimi gjinor / përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit!

Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit!

Uji i shfrytëzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Prishtinës duhet të KUSEHET dhe PAGUHET!.