Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
Sipas KRU-së niveli i ujit në liqenin e Batllavës vazhdon të jetë i njëjtë, ende në kapërderdhje, pra në kuotën 635 metra.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 644.90 metra mbi nivelin e detit ose 4.95 metra nën nivelin e kapërderdhjes.
“Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve të ujit, gjithnjë e domosdoshme! Uji është jetë! Ta ruajmë sot, që ta kemi gjithnjë”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.