Mund t’ju ketë ndodhur që të ngecni në ashensor, por kurrë nuk keni përjetuar një makth të tillë.
Një vajzë dhe një djalë në Omaha, Nebraska në SHBA përjetuan një moment të pazakontë në jetën e tyre.
Në një çast teksa ishin të ngecur në ashensor filloi të futet uji duke u shtuar gjithmonë e më tepë. Mirëpo, ata arritën të ruanin gjakftohtësinë, madje djali arritë te realizonte edhe një video, të cilën e ndau në Instagram. Ndërsa telefonoi menjëherë urgjencën, por edhe shokët e tij të dhomës, të cilët arritën të hapnin dyert, pasi uji kishte arritur deri në fyt.
Për fat të mirë, asnjë nga dyshja që ndodheshe brenda ashensorit nuk pati lëndime.