Ujkani: Ndeshje e rëndësishme, kemi mungesa, por do t’ia dalim
June 5, 2019
Portieri Samir Ujkani ka thënë se ndeshja ndaj Malit të Zi do të jetë shumë e rëndësishme.
Ai ka thënë se mungesat nuk do të vërehen pasi kanë ardhur djem të rinj që po punojnë shumë.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Sigurisht ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë”.
“Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Por, tash mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv”.
“Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin. Kemi mungesa të rëndësishme, por kanë ardhur djemtë të ri dhe konkurrenca është rritur shumë, andaj besoj se nuk duhet të jetë problem për ne mungesa e disa futbollistëve”, ka theksuar Ujkani.