Fjalë Kyçe

Ukimeraj stoliset me dy medalje

Ukimeraj stoliset me dy medalje

Ka përfunduar, Swimming XIII-Grand prix “SARAJEVA WITH LOVE”. Dren Ukimeraj fiton dy medalje të bronzta në disiplinën 50 m shpinë në kategorinë junior dhe kategorinë Apsolute.

Paraqitje të mirë patën dhe Jonë Haliti që përfaqësoi Klubin e Sporteve të Ujit ZENIT dhe Adea Alidemi që përfaqësoi Klubin e Notit KASTRIOTI, por nuk arritën të stolisen me medalje.

Në turneun e notit më të madh në Ballkan, pjesmarrës ishin mbi 400 garues nga klube të shteteve si Katari, Turqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Kosova!