Ukraina ka reaguar pasi që Rusia ka njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe ka futur trupat në territorin ukrainas.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se kanë kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas veprimeve ilegale të Rusisë. Kërkesën tashmë e kemi dorëzuar”, ka njoftuar ai në Twitter.
Ukraine has requested an urgent meeting of the United Nations Security Council due to Russia’s illegal actions. We have already sent the request to the Council.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 21, 2022