Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov, ka publikuar oferëtn e Ukrainës për ushtarët rusë që janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.
Deri më tani ukrainasit i kanë bërë ballë sulmeve të autoritarit Putin dhe tani ka edhe një ofertë për rusët.
“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Twitter.
«Ми пропонуємо російським солдатам вибір: загинути на неправедній війні або повну амністію та 5 млн. рублів компенсації. Якщо вони складуть зброю і добровільно здадуться у полон» – @oleksiireznikov
Більше тут ➡️ https://t.co/w8GW2ye2JF pic.twitter.com/28K3BDMtKW
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 28, 2022