Fjalë Kyçe

Ukraina u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen

Ukraina u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen.

“Lidershipi i vendit, i udhëhequr nga presidenti, anëtarët e Qeverisë – të gjithë punojnë, të gjithë janë në vendet e tyre. Sa irrituese është për Rusinë. I bëj thirrje çdo ushtari rus të ndjekë anijen ruse, ose të dorëzohet para se të jetë shumë vonë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, në Twitter.