Edhe pse ka tri javë që hymë në stinën e pranverës, temperaturat në dy ditët e ardhshme pritet të prekin vlerën negative.
Moti i tillë i ligë në këtë periudhë kohore nuk qe i zakonshëm më parë, ndërsa kundër efekt do të japin në pemëtari e kultura tjera bujqësore.
Pemëtarët po ankohen se një dëmtim eventual në këtë kohë të shtrenjëtimeve të çmimeve për të do të ishte i pa përballueshëm.
Veç tyre, kujdes duhet pasur edhe bujqit që rekomandohet t`i shtyjnë mbjelljet pranverore si misrin, patatet e tjera.
Sipas Instituti Hidrometeorlogjik, kah mesi i javës së ardhshme pritet të fillojë ngritja e temperaturave, ndërsa reshjet e shiut do të kthehen në fundjavën tjetër.