Debati Efi-Mevlan tashmë përfshiu edhe Filloretën. Ajo përmendi në studio dy emra të ish-konkurrenteve të Për’puthen, të Antonelës dhe Ledjanës.
Me sa duket situata e krijuar midis treshes Filloreta-Mevlan-Efi i ngjasojnë me atë të treshes Ledjana-Mevlan-Antonela në sezonin e kaluar të programit.
“Unë nuk jam as Antonela e as Ledjana që të hyj mes tyre”, u shpreh ajo.
Filloreta është shumë e mërzitur nga situata e krijuar kohët e fundit, aq sa mendon edhe largimin nga programi.
“Ky duhet të dije se çfarë dëshiron dhe ka për të pasur kohën e duhur. Në moment që unë jam këtu dhe shoh që ky është akoma i lëvizur, dua ta shoh edhe në një takim, nëse gjërat nuk janë ashtu siç do t’i shohë syri im atëherë unë e lë studion”, u shpreh Filloreta e mërzitur.
Mevlani preferoi të mos reagonte pas deklaratës së Filloretës, duke lënë vend për shumë dyshim.