Fjalë Kyçe

Uniforma e Policisë së Kosovës keqpërdoret nga një vajzë për video në Snapchat

Uniforma e Policisë së Kosovës keqpërdoret nga një vajzë për video në Snapchat

Nuk janë të pakta rastet kur është keqpërdorur uniforma e Policisë së Kosovës për foto ose video në rrjete sociale.

Një rast i ngjashëm është paraqitur edhe sot, ani pse video e publikuar sot në rrjetin social Snapchat shihet se është realizuar një muaj më parë.

Kësaj radhe, shihet një vajzë me iniciale B.K, e cila vallëzon derisa ka të veshur uniformën e policisë.

Nuk dihet nëse vajza e paraqitur në video është pjesëtare e policisë apo se si e ka siguruar këtë uniformë.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe kohë më parë kur edhe një zyrtare ishte supsenduar nga puna.