Unikkatil do ta mbajë koncertin e fundit të karrierës së tij.
Unikkatil është një prej rep-artistëve më të dëgjuar shqiptar, shkruan lajmi.net.
Për të gjithë fansat e tij të shumtë, ai po vjen në Kosovë me një koncert gjigant i cili thuhet se do të jetë i fundit.
Data finale e ardhjes së reperit në Kosovë, është 27 korriku i këtij viti. Prive mëson se ky do të jetë edhe koncerti i fundit i tij në trojet shqiptare e ai do e përmbyll karrierën me këtë performancë.
Ndërsa bëhet po ashtu e ditur se për adhuruesit e tij, Unikkatil në Mitrovicë do të vijë me plot surpriza.