Fjalë Kyçe

United “fluturon” me Solskjaer që njeh vetëm fitore!

United “fluturon” me Solskjaer që njeh vetëm fitore!

5 nga 5, Ole Gunnar Solskjaer nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores në stolin e Manchester United.

Pas 4 fitoreve radhazi në 4 ndeshjet e tij të para në Premier League, trajneri norvegjez arriti të udhëhiqte “Djajtë e Kuq” drejt kualifikimin në fazën e 1/16 të FA Cup, ose siç njihet Kupa e Mbretereshës.

Manchester United, finalist edicionin e kaluar në FA Cup e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në kompeticionin më të vjetër në botë.

Ndaj Reading skuadrës që luan në Championship, United e kishte të lehtë dhe pavarësisht rotacionit të aplikuar nga trajneri Solskjaer zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Juan Matës me penallti dhe sulmuesit Romelu Lukaku.

Avancoi më tej edhe West Ham që me golat e Arnautovic dhe Caroll mposhti 2-0 në Londër skuadrën tjetër të Championship Birningham.

Surprizoi Brighton që eliminoi Bournemouth duke fituar 1-3 në transfertë.