Një numër në rritje i kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga të gjithë studentët që të jenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës, para se tu rikthehen kampuseve universitare.
Të paktën 14 kolegje kanë thënë se studentëve do tu kërkohet vaksinimi, bënë të ditur CNN, ndërkohë që ky numër pritet të rritet dita ditës.
Në fund të muajit mars, Universiteti Rutgers doli i pari i cili deklaroi se vaksinimi i të gjithë studentëve do të bënte të mundur një “kthim të shpejtë në kohën para-pandemike”.
Deklaratës së këtij universiteti, më vonë iu bashkëngjiten edhe shumë universitete të tjera të cilat kanë shtuar se krijimi i një platforme online të regjistrimit do të mundësonte që studentët dhe stafi universitar të bëjnë të ditur statusin e tyre të vaksinimit.