Këtë e ka bërë të ditur dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se maturantët që sapo kanë diplomuar dhe të gjithë të interesuarit e tjerë edhe jasht Kosovës, kanë këtë mundësi të jashtëzakonshme, që rrugën e tyre drejtë karrierës, ta ngrisin në ndonjërin nga trembëdhjetë fakultetet tona, që numërojmë dhjetëra programe e specializime.
“Kandidatet për student, do kenë shumë oferta, shumë kolegje e universitete të tjera, por asnjëri nuk mund t’i afrohet cilësisë së universitetit tonë, pavarësisht përpjekjeve të çdo llojshme për t’a penguar UP-në, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, është shprehur Dugolli.
Më tutje, dekani Dugolli ka thënë se Universiteti i Prishtinës dhe studentët e tij, kanë bërë revolucion në shoqërinë tonë, Universiteti i Prishtinës është gurthemeli i shtetit dhe se e gjithë plejada akademike e Kosovës ka dalë nga Universiteti i Prishtinës.
“Universiteti i Prishtinës është krenaria e Kosovës” është shprehur Dugolli në njoftimin e tij.