Fjalë Kyçe

Universitetit në Shkup iu deshën 72 vjet për ta punësuar një profesor shqiptar

Universitetit në Shkup iu deshën 72 vjet për ta punësuar një profesor shqiptar

Neurologu specialist në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari më 1 janar të këtij viti në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin ”Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, ka marrë thirrjen mësimore-shkencore Profesor i rregullt në fushën e Neurologjisë së Neuroshkencave – Profesor Ordinar.

Siç shkruan in7.tv, kështu kanë njoftuar nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, përcjell Klankosova.

Kjo bën që Arben Taravari, të jetë shqiptari i parë që zgjidhet profesor ordinar në ‘’Shën Kirili dhe Metodij’’.

E që ky universitet të pranojë në punë një profesor shqiptar, është dashur të kalojnë 72 vjet.

Kjo meqë Universiteti ‘’Shën Kirili dhe Metodij’’ u themelua në vitin 1949 dhe për një kohë të gjatë qe i vetmi në Maqedoninë e Veriut.

”KOMISIONI RECENSUES

Prof. Dr. Gordana Kiteva Trençeveka – Kryetare
Prof. Dr. Diana Nikodijevi – Anëtare
Prof. Dr. Natalija Dolnenec Baneva – Anëtare
Prof. Dr. Anita Arsovska – Anëtare
Prof. Dr. Igor Petrov – Anëtar”