Fjalë Kyçe

UNMIK-u në Kosovë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

UNMIK-u në Kosovë dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmeve nga kufiri me Serbinë.

Për këto ngjarje kanë reaguar institucionet vendore dhe ato të huaja.

Së fundmi, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit, duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, u shpreh Ziadeh.