Uragani Hanna ka prekur jugun e Teksasit, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një stuhi të rrezikshme për jetën, erëra të forta dhe shira të mëdha, transmeton Klan Kosova.
Guvernatori Greg Abbott lëshoi një deklaratë për katastrofën për 32 qarqe, duke thënë se shpërthimi i koronavirusit do të ndërlikonte punën e shërbimeve emergjente.
Hanna bëri rënie në ishullin Padre të shtunën, dhe tani është duke shkuar drejt zonës midis Corpus Christi dhe Brownsville.
Uragani ka qenë me erëra nga 90 deri në 145 kilometra në orë, stuhia ka larguar edhe shumë qati të shtëpive. Hanna llogaritet si uragan i kategorisë së parë, shkruan BBC.
Presidenti amerikan,Donald Trump, ka bërë të ditur se administrata e tij po monitoronte nga afër stuhitë.
“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me të dy shtetet,” ka shkruar ai në Twitter.