Fjalë Kyçe

Urimi emocional i Granit Xhakës për vajzën e tij

Urimi emocional i Granit Xhakës për vajzën e tij

Futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, prej disa vitesh janë të martuar dhe janë bekuar me dy vajza.

Sot është një ditë e veçantë për familjen e tyre të bukur, pasi vajza e madhe Ayana mbush dy vjeçe.

Futbollisti i njohur ka zgjedhur që të bijën ta urojë edhe me rrjetin e tij social Instagram.

Përkrah një fotografie, ku futbollisti shihet me të bijën në krahë, ai ka bërë një dedikim special për të,  “Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë, së bashku me motrën tënde. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”./bordo.al