Fjalë Kyçe

Urimi i presidentit Ademi për KFF “Mitrovica” për titullin e kampionit

Urimi i presidentit Ademi për KFF “Mitrovica” për titullin e kampionit

Të nderuar drejtues të KFF “Mitrovica”,

Të nderuara futbolliste, trajnerë, staf administrativ dhe tifozë të klubit,

Sot e përmbyllët edicionin me titullin e kampionit, që ishte i dyti me radhë për klubin tuaj. Deri te ky sukses erdhët me plotë meritë, falë punës së palodhshme të kryesisë, angazhimit të futbollisteve dhe punës profesionale të stafit të trajnerëve.

Më lejoni që në emrin tim dhe të KE të FFK-së t’ju përgëzoj për kurorën e dyfishtë në këtë edicion – titullin e kampionit dhe Kupën, me bindje të fortë se puna juaj profesionale do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fuqizimi i klubit tuaj ndihmon në zhvillimin e futbollit të femrave si dhe i kontribuon ngritjes së nivelit organizativ dhe të cilësisë në Ligën e femrave.

Uroj që ta përfaqësoni me dinjitet dhe sukses qytetin tuaj dhe Kosovën edhe në Ligën e Kampionëve.

Suksese dhe ju priftë e mbara!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së