Fjalë Kyçe

Ursula von der Leyen u ndje e ofenduar, fajëson seksizmin për karrigen në takimin me Erdoganin

Ursula von der Leyen u ndje e ofenduar, fajëson seksizmin për karrigen në takimin me Erdoganin

Presidentja e parë femër e Komisionit Evropian, është zotuar të mbrojë të drejtat e grave pasi pranoi se u ndje “e lënduar” nga një karrige gjatë një samiti me udhëheqës meshkuj në Turqi.

Aty, Ursula von der Leyen mbeti pa karrige në një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara në 6 Prill, njofton Klan Kosova.

Turqia u kritikua, ashtu si edhe Presidenti i Këshillit të BE-sw Charles Michel, i cili mori karrigen e vetme pranë Erdoğan.

Turqia fajësoi BE-nw për gafën që pa zonjën von der Leyen ulur në një divan.

Por, në një fjalim në Parlamentin Evropian të hënën, von der Leyen sugjeroi se seksizmi ishte në themel të gabimit të ulëseve, i njohur si “sofagate”.

Ursula von der Leyen, 62 vjeçare, tha se nuk mund të shihte asnjë arsye pse ajo duhej të ishte trajtuar ndryshe nga Michel, i cili ka kërkuar falje për rolin e tij në këtë çështje.