Fjalë Kyçe

USAID i dhuron Kosovës termo-skanerë

USAID i dhuron Kosovës termo-skanerë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë i ka dhuruar termo skanerëMSH-së.

Ai tha se këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare.

Postimi:

Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-ve Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID morëm pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit me termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë.

Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.

E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit.

Shprehim mirënjohje dhe falënderim për këtë ndihmë shumë të vlefshme nga UNDP dhe OBSH!